MOSHAT U-19/ 17 gola në 3 ndeshje, skuadrat dhurojnë spektakël. Shikoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2020 | 14:58

MOSHAT U-19/ 17 gola në 3 ndeshje, skuadrat dhurojnë spektakël. Shikoni rezultatet

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e Kategorisë Superiore për 19-vjeçarët, të vlefshme për javën e 8-të.

VLLAZNIA U19

Në grupin A. Partizani ka mposhtur me vështirësi Vllazninë, duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Ndeshje spektakolare, në të cilën u shënuan plotë 9 gola ishte ajo mes Internacional të Tiranës dhe Shkëndijës së Durrësit, e cila u mbyll me fitoren e kryeqytetasve me rezultatin 6-3.

Në grupin B, Teuta ka triumfuar ndaj Apolonisë me rezultatin 3-2.

Ja rezultatet dhe autorët e golave:

Grupi A

Partizani-Vllaznia 2-1

Çarçani 37, 82’/ Muliu 86′

Internacional Tirana-Shkëndija Durrës 6-3

Rushiti 9′, 10′, 70′, Vogli 29′, Tafa 38′, Merguti 54’/ Nasufi 8′, Frroku 75′, Nasufi 85′

19a

Grupi B

Teuta-Apolonia 3-2

Shala 10′, Elezi 47′, Mustafallari 94’/ Malaj 5′, Bala 81′

U19B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"