MOSHAT U-17/ Tirana s’fal, zhgënjen Partizani. Shikoni rezultatet dhe skedat e të gjitha ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 19:06

MOSHAT U-17/ Tirana s’fal, zhgënjen Partizani. Shikoni rezultatet dhe skedat e të gjitha ndeshjeve

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së parë, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

SHKODRA U17

Spektakël i Shkodrës, thyen të kuqtë

EDF11B2D-BE4D-497F-9104-03AC7333BD03

Kampionati i Kategorisë Superiore për U-17 nisi zyrtarisht të shtunën me ndeshjen Partizani-Shkodra, të zhvilluar në kompleksin “Olimpik” të Yrshekut. Rezultati i buzëqeshi Shkodrës, që fitoi me shifrat 3-2, në një 90- minutësh ku protagonist bëhen që në fillim dy kapitenët, Augen Hasani për shkodranët dhe Blerim Qokaj për Partizanin. I pari hapi serinë e golave në minutën e 32-të me një goditje nga rreth 20 metra, ku fillimisht topi përplaset në traversë dhe më pas gjen kurrizin e portierit Paci për të pushuar në rrjetë. Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, kapiteni i të kuqve, Qokaj, barazon nga pika e bardhë e 11- metrëshit. Me shifrat 1-1 mbyllet ky 45- minutësh. Ndërkohë, në fraksionin e dytë skuadra shkodrane shënon edhe dy herë të tjera. Fillimisht, është Hoxhaj që kalon në avantazh 1-2 miqtë, ndërsa më pas, i sapofuturi në lojë, Cini, me një gjuajtje nga rreth 30 metra i çon shifrat 1-3. Partizani shkurton me Mashën dhe gjithçka mbyllet 2-3. ABDULLA DUSHKU

Tirana e merr… lehtë

99E35140-0576-4525-A476-9C903C02EAC1

Tirana ka fituar 3-2 në ndeshjen e parë ndaj Shkëndijës së Durrësit. Bardheblutë kanë rikthyer në stol trajnerin Fatjon Muhameti, ndërsa për 80 minuta kanë bindur me lojë. Në minutën e 29-të shënojnë me anë të Bajraktarit, ndërsa në pjesën e dytë realizojnë Sina dhe Agalliu. Por, në fund lëshojnë terren dhe për dy minuta pësojnë dy gola. Abdulla Dushku

Teuta bind me Vorën

07ECC56A-471B-46D7-9ADD-D131AE22F349

Paratërinjtë e Teutës i kanë bërë një nisje të shkëlqyer kampionatit, teksa mposhtën Vorën pa vështirësi në Durrës. Fillimisht Demircani, dy herë Shtraza dhe Kërtusha afër fundit u bënë protagonist me golat e shënuar për durrsakët e vegjël. Golin e nderit për Vorën e realizoi Brahimaj. Vlen të theksohet gjykimi mjaft korrekt i të tre arbitrave. Zamir Qypi

Shënkolli fiton derbin

01D7E77A-F681-4444-9E5F-0243D9B6E11D

Shënkolli, kampioni në fuqi i U-17, ka mposhtur Briansin në derbin lezhjan me shifrat 1-0. Loja ka nisur e qetë, por shumë shpejt është kontrolluar nga vendësit, që kanë rrezikuar disa herë portën. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Fillimi i fraksionit të dytë vendosi ndeshjen, teksa Lekaj kaloi në avantazh Shënkollin. Preng Gjikola

Apolonia feston në Vlorë

E5F9B1AD-4CF3-4236-A8B1-B903D2D8BC1E

Apolonia i ka dhënë një leksion të mirë Flamurtarit. Ndeshja e paratërinjve ka folur për fierakët, të cilët shënuan tre gola dhe merituan fitoren në Vlorë. Takimi i luajtur dje në fushën sportive në Pyllin e Sodës, u ndoq nga afër edhe nga presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Kurti, Lulaj dhe Tahiraj u bënë protagonistë për miqtë. Ermal Sika

Shkëndija vuan me Laçin

A2072B66-EE5E-4BE0-899C-652379E06723

Një superndeshje ka qenë ajo mes Shkëndijës së Tiranës dhe Laçit, e cila është zgjidhur vetëm në minutën e 84-t nga skuadra e Endri Vrapit. Laçi ka qenë një kockë mjaft e fortë, duke reaguar mjaft mirë pas avantazhit të Shkëndijës. Orest Kasmollari ishte heroi i vendësve me dy gola, ndërsa ai që shënoi Gjoka për kurbinasit nuk mjaftoi. Abdulla Dushku

Internacionali, super

9528AC1D-C18E-4B11-8AAA-FA9FA9B048BC

Internacionali mposhti Vllazninë në javën e parë, duke dhënë sinjale të qarta që në start se do të jetë një skuadër që synon vendet e para. Të besuarit e Ardit Beharit dominuan me lojë dhe shënuan nga një gol për çdo pjesë. Në minutën e 43-të realizoi Tresa pas asistit të Gjergjit. Ndërsa Hasa dyfishoi shifrat në minutën e 82-të. Abdulla Dushku

Besa, start me poker

94DF5A27-91EB-4AD6-B9F3-625BB2B62CE4

Besa shënon katër gola ndaj Pogradecit, por gjithashtu shpërdoron pa fund raste. Kavajasit e vegjël kanë dominuar totalisht lojën, teksa që në minutën e 5-të shënuan me Bubeqin, i cili është djali i trajnerit Dorjan Bubeqi. Pas tij, golat vijojnë ku Morina bën protagonistin absolut të takimit, duke realizuar tri herë në portën e Pogradecit. Feriz Ferizaj

Halilaj nderon Akademinë

D4966AE9-99E9-47FB-827D-78E9C55986F1

Akademia e Futbollit ka dalë me tri pikë nga fusha e Korçës në ndeshjen e luajtur dje. Në fakt, ka qenë një pjesë e parë e ekuilibruar, ku fillimisht ishte Halilaj që realizoi për miqtë. Mirëpo, korçarët baraspeshuan gjithçka me golin e Këndezit. Në pjesën e dytë Akademia ishte më kërkuese dhe sërish Halilaj dyfishoi shifrat. Llazi Saro

Football Republic, tripletë Pepës

Football Republic mori një fitore bindëse 3-0 në ndeshjen e së shtunës kundër Pepës. Skuadra që përfaqëson akademinë e drejtuar nga ish-futbollsti Redi Jupi gjeti golin e avantazhit vetëm në fundin e pjesës së parë. R.Hoxha realizoi në minutën e 44-të, duke dërguar më të qetë në dhomat e zhveshjes skuadrën e Bledi Kadiut. Elbasanasit u treguan të pafuqishëm për të reaguar, kjo edhe për faktin se që prej minutës së 32-të mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të O.Bahitit. Në minutën e 72-të Murataj dyfishoi shifrat për Football Republic, duke ia bërë më të lehtë skuadrës vazhdimësinë e ndeshjes. Vendësit nuk u ndalën me kaq, teksa shënuan edhe golin e tretë me Petron 10 minuta para mbylljes së takimit. Një start fantastik nga Football Republic, që në javën e dytë të kampionatit luan ndaj Akademisë së Futbollit.

288824AF-5D23-423C-B0CC-27E935CD2083

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"