MOSHAT/ Partizani kalon turin falë penalltiv, kualifikohet edhe Shkëndija

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2019 | 17:09

MOSHAT/ Partizani kalon turin falë penalltiv, kualifikohet edhe Shkëndija

Ditën e sotme, janë luajtur nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për moshat. Në grupin A për U-17, Partizani dhe Shkëndija e Tiranës, e mbyllën në barazim 1-1 kohën e rregullt, por ishin “demat e kuq” ata që kaluan në turin tjetër vetëm falë penalltive.

partizani u 17

17-vjeçarët e drejtuar nga Ylli Shehu dhe Marko Pelinxhi, shënuan me Alushin në minutën e 48-të, por pasi 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1, në ruletën e penalltive, fituan me rezultatin 8-7.

Ndërkohë, në takimin e grupit A për U-19, Shkëndija e Tiranës u ndesh me Ilirinë e Fushë-Krujës, dhe ekipi i Shkëndijës kaloi në turin tjetër, pasi fitoi me shifrat e pastra 3-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"