“Mori shkopin e bejsbollit dhe ia shkatërroi të gjitha makinat”, zbulohen detajet e divorcit të Uanda Narës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 21:36


“Mori shkopin e bejsbollit dhe ia shkatërroi të gjitha makinat”, zbulohen detajet e divorcit të Uanda Narës

Uanda Nara ka qenë shumë pranë divorcit me Mauro Ikardin, por duket se çifti ka gjetur përsëri gjuhën e përbashkët. Gjithsesi, Ikardi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se nëse do të shtyjë Uanda Narën drejt ndarjes, duhet të bëhet gati për pasojat.

wanda-nara-maxi-lopez

Në divorcin e mëparshëm, atë që erdhi pas martesës së Uanda Narës me Maksi Lopez, gjërat u mbyllën në mënyrë të rrëmujshme dhe jo vetëm në gjykata me një akord për fëmijët që u gjet vetëm pas shumë vitesh.

Në emisionin “A La Tarde” në Argjentinë, janë treguar prapaskenat e asaj ndarje që çoi në lidhjen e modeles me Mauro Ikardin, e cila sipas opinionistit Luis Ventura, ka ardhur si pasojë e tradhtive të Maksi Lopez.

“Maksi Lopez dilte edhe me vajza të tjera dhe disa edhe i çonte në shtëpinë e tij”, tha ai, me konfirmimin që erdhi nga një opinionist tjetër i këtij emisioni, gazetari i skandaleve Diego Estevez. “Kur e mësoi, Uanda mori një shkop bejsbolli dhe i shkatërroi të gjitha makinat e të shoqit”, tregoi ai për mënyrën se si krisja mes saj dhe Maksi Lopez u bë e pariparueshme, Mauro Ikardi është i paralajmëruar…

PANORAMASPORT.AL