Mori pjesë në “Miss Universe 2019”, ja çfarë vendi zuri volejbollistja e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 14:59

Mori pjesë në “Miss Universe 2019”, ja çfarë vendi zuri volejbollistja e Kombëtares shqiptare

Volejbollistja e ekipit tonë kombëtar, Cindy Marina, përveç sukseseve në sport shkëlqen edhe jashtë parketit.

cindy marina

21-vjeçarja pasi triumfoi në eventin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”, arriti që të zinte vendin e gjashtë në eventin “Miss Universe 2019”, që u zhvillua ditën e djeshme në SHBA.

Cindy Marian

Mes 90 vajzave më të bukura të globit Cindy Marina, arriti të renditej e gjashta.

Cindy

Ndërkaq kur ajo doli në skenë u shpreh se në volejboll ke shumë mundësi të fitosh, ndërsa në “Miss Universe” ke vetëm një shans në jetë.  I pyetur nga prezantuesi në skenën e “Miss Univers 2019” se cila gjë shkakton më shumë tension, dhomat e zhveshjes para një ndeshjeje apo prapaskenat e Mis Univers, bukuroshja shqiptare u përgjigj:

“Kjo është një pyetje e vështirë, sepse të dyja mbartin tension në mënyrat e tyre të veçanta. Por ajo që dua të them është se ka një ndryshim të madh mes ndeshjeve të volejbollit dhe “Miss Univers”. Në volejboll ka shumë ndeshje dhe mundësi për të fituar, ndërsa “Miss Universi” është diçka që të ndodh njëherë në jetë. Jam gati të jap më të mirën time”, u shpreh Cindy Marina.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"