Mori një goditje të fortë nga Kulibali, merret vendimi për Mesin nëse do luajë kundër Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 16:40

Mori një goditje të fortë nga Kulibali, merret vendimi për Mesin nëse do luajë kundër Bajern Mynihut

Lionel Mesi do jetë i gatshëm për ndeshjen që Barcelona luan ndaj Bajern Mynihut në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi është stërvitur pa problem me shokët e skuadrës.

mesi

Kapiteni i Barcelonës u dëmtua në ndeshjen ndaj Napolit, ku mori një goditje të fortë nga Kulibali, dhe dyshimet e para ishin që Mesi nuk do ishte i gatshëm për sfidën ndaj Bajernit. Fakti që argjentinasi është stërvitur normalisht me skuadrën, do të thotë që dëmtimi nuk ka qenë serioz sa dukej në fillim.

Gjithashtu lojtarët e Barcelonës kanë kaluar me sukses testet për Covid-19, por do i’u nënshtrohen sërish një testi të dytë kur të mbërrjnë në kryeqytetin portugez para përballjes me Bajernin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"