Morata: Rikthehem si një lojtar më i mirë, Juventusi është një klub i madh dhe një familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 16:31

Morata: Rikthehem si një lojtar më i mirë, Juventusi është një klub i madh dhe një familje

Alvaro Morata beson se ai është rikthyer tek Juventusi si një lojtar më i mirë dhe zbuloi se ai kishte dëshirë për tu rikthyer në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë e kthyen sërish sulmuesin, pasi spanjolli kalo dy sezone në Torino gjatë 2014-2016.

morata juventus

“Kjo është një ndjenjë fantastike për mua të rikthehem këtu. Gjithmonë jam tërhequr të vij këtu dhe jam i lumtur. Mezi po pres të bashkohem me shokët e skuadrës. Hera e parë ishte fantastike, por jam i bindur se tani jam një lojtar më i mirë. Jam i sigurt që do jetë një tjetër rrugëtim i shkëlqyer. Gjithmonë do jem gati për Juventusin.

Ky është një klub i madh dhe një familje. Kur je në një vend që ndjehesh si në shtëpi, ke gjithmonë dëshirë të rikthehesh”, tha Morata për kanalin zyrtar të Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"