Montela zbulon prapaskenën: Te Milani tentova të afroja sulmuesin zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 11:22

Montela zbulon prapaskenën: Te Milani tentova të afroja sulmuesin zikaltër

Papu Gomez është padyshim një nga lojtarët më të mirë te Atalanta ku është dhe kapiten, duke bërë arritje historike me zikaltërit.papu-gomez-e1578434152191

Ish-trajneri i Milanit, Vinçenco Montela, ka zbuluar një prapaskenë, teksa është shprehur se tentoi ta afrojë atë te kuqezinjtë, kur kishte drejtimin e këtyre të fundit.

“Unë u përpoqa ta merrja Papu Gomezin te Milani dhe të Fiorentina. Unë kam kujtime të shkëlqyera me të, e kam vlerësuar gjithmonë.

Montela-470x359

Tani ai e lexon më mirë ndeshjen dhe e mbulon shumë mirë fushën. Liga e Kampionëve është ndryshe nga Serie A, por Gomez ka treguar paraqitje shumë të mira edhe aty, si gjithë Atalanta.”, u shpreh Montela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"