“Momenti për të marrë pikë”, Novi thirrje tifozëve: Hajdeni në stadium, nuk do të zhgënjeheni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 9:05

“Momenti për të marrë pikë”, Novi thirrje tifozëve: Hajdeni në stadium, nuk do të zhgënjeheni

Nertian Novi tha në konferencën e djeshme se ndeshja me Bylisin është e duhura që Luftëtari të marrë 1 pikë para sportdashësve gjirokastritë. Pavarësisht mungesave, Novi beson te grupi i lojtarëve në dispozicion. Duket sikur po mësoheni me humbjet radhazi.novi

A keni besim se në këtë ndeshje mund të ketë një pikë kthese për Luftëtarin?

Ne kemi bërë shumë humbje dhe ndoshta është momenti ideal që në ndeshjen ndaj Bylisit të marrim qoftë edhe një barazim. Pikë e cila mendoj se do të na kënaqte, duke qenë se kemi shumë kohë që nuk po shijojmë qoftë dhe një barazim.

A është stabilizuar situata në ekip pas humbjes në Korçë dhe incidentit në dhomat e zhveshjes?

Po, situata ka qenë e qetë. Ekipi ka punuar normalisht këto dy-tri ditë. Incidente të kësaj natyre në futboll ndodhin shpesh. Mendoj se te ky incident ka ndikuar mosha e re dhe eksperienca te futbollistët.

A ka diçka që ju shqetëson në prag të kësaj ndeshjeje?

Shqetësimi i madh për këtë takim janë dy mungesat kryesore të Dushkajt dhe Dragoshit, futbollistë të cilët janë të dëmtuar.

Ndeshje pas ndeshjeje e ndryshoni formacion. Mos ndoshta kjo e ka çorientuar ekipin për të mos gjetur stabilitet?

Unë e kam thënë edhe herë të tjera që në ekip kam 25 futbollistë dhe diferencat nuk janë të mëdha nga njëri-tjetri. Lojtarët që punojnë mirë gjatë javës, të cilët japin maksimumin dhe djersijnë, ata do të luajnë në formacion ditën e ndeshjes.

Demo dhe Kukaj, a do të luajnë në këtë ndeshje?

Nuk e kam vendosur akoma formacionin për ditën e nesërme (sotme).

A keni një thirrje për tifozët?

Humbjet kanë ndikuar shumë në tifozërinë gjirokastrite. Unë u bëj thirrje që të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen. Ndoshta është moment ideal që ata të mos zhgënjehen dhe të jenë për ne një arsye më shumë për të mos dalë pa pikë.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"