Momenti jo i mirë te Real Madridi, Juventusi gati të nisë ofensivën për Marselon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 20:27

Momenti jo i mirë te Real Madridi, Juventusi gati të nisë ofensivën për Marselon

E ardhmja e Marselos te Real Madridi nuk është e sigurt, teksa nuk përjashtohet edhe një largim i mundshëm i mbrojtësit brazilian.marcelo

Sipas asaj që shkruan “fichajes.net”, Marselo po kalon një moment delikat te madrilenët dhe nuk është shumë i lumtur për këtë. Zidan duket se beson më shumë te mbrojtësi tjetër, Ferland Mendi, diçka që nuk i pëlqen aspak Marselos.

Pra, tashmë largimi i tij nga spanjollët është më shumë se një hipotezë, me alternativat që nuk mungojnë. Juventusi e pëlqen shumë mbrojtësin dhe për këtë arsye bardhezinjtë janë të gatshëm për të nisur sulmin për të.marcelo-ronaldo

Për të mbërritur te 31-vjeçari, “Zonja e Vjetër” mund të përdorë edhe Kristiano Ronaldon, i cili është një mik shumë i mirë i Marselos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"