Mirlind Daku rikthehet te skuadra e tij pas huazimit, nis interesimi nga një klub gjigand

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 16:53

Mirlind Daku rikthehet te skuadra e tij pas huazimit, nis interesimi nga një klub gjigand

Mirlind Daku mbylli një sezon shumë të mirë në Slloveni, duke shënuar 19 gola me skuadrën e Murës. Për vetëm një gol, sulmuesi shqiptar mund të merrte “Këpucën e Artë”, teksa skuadra e tij u rendit në vendin e pestë duke mbetur jashtë Europës.

dakuuu

Megjithatë, paraqitjet e Dakut nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi shqiptar ka ngjallur interesin e klubit të Mariborit. Gjigandët e futbollist slloven e shohin Dakun si sulmuesin ideal për skuadrën e tyre në garën për titullin kampion pasi këtë sezon ishte Olimpija Lubjana ajo që fitoi.

Aktualisht, Daku është rikthyer në Kroaci te Osijek pasi këta të fundit e kanë kartonin e tij dhe kërkojnë që Mariboi të paguajë për të. Shuma e kërkuar nuk bëhet ende e ditur por mediat sllovene raportojnë se është shumë të cilën nuk e paguajnë dot megjithatë palët mund të diskutojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"