Miratohet vendimi, klubi i Premier Ligës me stadium të ri. Shikoni si do të jetë impianti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 19:00

Miratohet vendimi, klubi i Premier Ligës me stadium të ri. Shikoni si do të jetë impianti

Këshilli i qytetit të Liverpulit unanimisht miratoi kërkesën e skuadrës së Evertonit për ndërtimin e një stadiumi të ri që do të ngrihet përgjatë lumit “Mersey”.

everton 1

Projekti u prezantua rreth dy vite më parë dhe do të ndërtohet në afërsi të një porti dhe pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik për të mirën e qytetit të Liverpulit.

everton 2

Ky stadium pritet të jetë 52,888 vendësh, 13,474 vende më shumë sesa stadiumi aktual “Goodison Park”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"