Drejtori sportiv: Beloti ëndërron Milanin, një ditë do ta veshë fanellën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 12:21

Drejtori sportiv: Beloti ëndërron Milanin, një ditë do ta veshë fanellën tonë

Drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, në një intervistë të gjatë për “Radio Rosonera”, foli edhe për objektivin kryesor të kuqezinjve në merkaton që sapo u mbyll.

mirabeli milan

“Nuk është sekret se tentuam ta sillnim Belotin tek Milani, por për arsye të ndryshme ishte e vështirë. Ai është lojtar i fortë dhe mbi të gjitha, tifoz i Milanit. Ndoshta një ditë do ta veshë fanellën që ka ëndërruar që fëmijë”, – u shpreh Mirabeli.

“Gjeli” i Torinos ka një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh, por kjo vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. Edhe pse drejtuesit e djallit ofruan 70 milionë, oferta e tyre u refuzua.

belotir

“Para se të nënshkruajmë me një lojtar, interesohemi ta njohim mirë punën që është bërë me të përgjatë viteve. Duam ta shohim  dhe me sytë tani performancën e tij. Jemi në bisedim të vazhdueshëm me trajnerin Montela për lojtarët që kërkojmë. Për shembull, për Kaliniç ishim të gjithë dakord, dhe pasi nuk arritëm tek Beloti, vendosëm për kroatin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"