Miqësorja/ Partizani bind ndaj Strugës, Daja provon disa të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 22:10

Miqësorja/ Partizani bind ndaj Strugës, Daja provon disa të rinj

Pas tronditjes së marrë nga KAS-i që la në fuqi vendimin e FIFA-s, për bllokimin me 2 sesione të merkatos, Partizani është fokusuar përfundimisht te grupi i futbollistëve aktualë, të cilët do të ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Partizani

“Demat e Kuq”, nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, zhvilluan ditën e sotme, miqësoren e radhës, ku përballë kishin Strugën që militon në elitën e futbollit maqedonas. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 1-2, falë golave të Llanajt dhe Bardhit, në minutat 24-t dhe 35-të.

Një paraqitje bindëse për skuadrën e Partizanit, pavarësisht se mungonin  futbollistë të rëndësishëm si Bitri, Belica, Melo, Asani, Solomon etj, teksa trajneri Daja provoi disa futbollist të rinj, në pozicione të ndryshme. Me përballjen e sotme, skuadra e Partizanit ka mbyllur fazën përgatitore në Ohër dhe do të duhet të rikthehet në kryeqytet.

FC STRUGA –  FK PARTIZANI 1-2

Shënues: Llanaj 24′, Bardhi 35′

Formacioni i Partizanit: Teqja, Idrizaj, Kodra, Dajçi, Kote, Ferati, Hasa Bardhi, Llanaj, Mala, Marinaj. Trainer: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"