Miqësorja e Juventusit me Atletikon, Alegri përjashton nga ekipi sulmuesin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 17:47

Miqësorja e Juventusit me Atletikon, Alegri përjashton nga ekipi sulmuesin e Italisë

Fakti se Juventusit është i dënuar për të fituar këtë vit pas merkatos së rëndësishme që ka bërë klubi, ka detyruar Masimiliano Alegrin që të kërkojë impenjim maksimal nga të gjithë lojtarët. Dhe kush nuk përkushtohet siç duhet, do të vuajë pasojat.

alegri

Këtë duhet ta ketë kuptuar Moise Ken, i cili është përjashtuar nga ndeshja e sotme miqësore ndaj Atletiko Madrid, për arsye disiplinore. Alegri nuk ka pranuar justifikime dhe ka dërguar në tribunë sulmuesin për duelin në fjalë, edhe pse në teori duhej të ishte titullar.

Shkak është bërë vonesa e tij në mbërritjen në grumbullimin e skuadrës për këtë sfidë. Një veprim i trajnerit që tregon qartë se ai po synon të ketë nën kontroll të fortë grupin, por edhe se te Juventusi këtë vit nuk do të tolerohet asgjë, derisa skuadra të rikthehet në majën e kampionatit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"