Miqësore/ Paqe në “shtëpinë” e Partizanit, ndeshja mes “demave” mbyllet pa fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 12:55

Miqësore/ Paqe në “shtëpinë” e Partizanit, ndeshja mes “demave” mbyllet pa fitues

Partizani zhvilloi dje miqësore brenda “shtëpisë” me skuadrën e dytë të të kuqve. Sfida përfundoi barazim 2-2.
GJK_4218-1536x1024
Testi miqësor nisi mirë për Partizanin B, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 10-ë me Gjeçin. Skuadra e Ilir Dajës u kundërpërgjigj menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me Esat Malën, por ekipi i Dritan Mehmetit doli sërish në avantazh në minutën e 84-rt me Deliun.

Megjithatë, avantazhi i tyre zgjati vetëm 2 minuta kur  Marinaj vendosi baraspeshën përfundimtare mes të dyja ekipeve.

Kjo sfidë u shërbeu trajnerëve Daja dhe Mehmeti për të konstatuar pikat e dobëta dhe mundësitë për t’u përmirësuar më tej.

GJK_4219-1536x1024

GJK_4228-1536x1024
GJK_4231-1536x1024
FT| Partizani-Partizani B 2-2
Mala 46′, Marinaj 86’/ Gjeçi 10′, Deliu 84′

FORMACIONET
PARTIZANI:
L.Malaj, Belica, Hakaj, Dajçi, Balla, Broja, Bardhi, Asani, Cara, Braun. U aktivizuan: Kardozo, Ferati, Kodra, Solomon, Kote, Hasa, Çinari, Marinaj. Trajner: Ilir Daja.

PARTIZANI B: Xhameta, Melani, Peqini, Arbana, Allmeta, Palluqi, Gjinaj, Ndreaj, Gjeci, Bërdufi, Veriu. U aktivizuan: Qato, Rexhepi, Cami, Qyra, Deliu. Trajner: Dritan Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"