Miliona në xhepat e bardhebluve, Tirana merr “premio” para derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 20:06

Miliona në xhepat e bardhebluve, Tirana merr “premio” para derbit

Bashkia e Tiranës më në fund ka kaluar shpërblimin që miratoi Këshilli Bashkiak javë më parë. Shumë nga ata që dolën kampionë apo që ishin pjesë e skuadrës sezonin e shkuar prej ditësh kanë marrë paratë. Kujtojmë që Bashkia e kryeqytetit pas titullit dhe miratimit nga Këshilli Bashkiak njoftoi se do t’i kalonte klubit bardheblu 150 milionë lekë të vjetër për trofeun që Tirana fitoi në gushtin e shkuar.
Tirana-Derbi
Prej disa javësh klubi bardheblu ka pritur shumën e parave, por procedurat nuk ishin përfunduar. Vetëm pas plotësimit të procedurave lojtarët dhe stafi që kishin emrin në listën e përfituesve morën paratë e dhëna nga Bashkia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"