Milani e la në mes të rrugës për Piolin, tani mund të marrë drejtimin e Bajern Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:39

Milani e la në mes të rrugës për Piolin, tani mund të marrë drejtimin e Bajern Mynih

Siç dihet tashmë, trajneri aktual i Bajern Mynih, Tomas Tuhel, do të largohet nga kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit. Që nga njoftimi për shkarkimin e trajnerit gjerman, ekipi bavarez ka qenë në kërkim të pasuesit së tij, dhe emrat kanë qenë të shumtë.

1242203572.0

Në garë për pankinën e Bajern tani është edhe Ralf Rangnik . Siç raporton “Kicker”, trajneri aktual i kombëtares austriake është një ndër kandidatët për të zëvendësuar Tomas Tuhel në krye të bavarezëve që nga sezoni i ardhshëm. 65-vjeçari disa sezone më parë ishte planifikuar të merrte drejtimin e Milanit, por më pas klubi italian vendosi që t’i besonte Piolit duke prishur marrëveshjen me të.

Bajern Mynih gjithashtu pëlqen shumë Ksabi Alonson, aktualisht zgjedhja e parë e drejtuesve, si dhe italianin Roberto De Zerbi. Të dy trajnojnë përkatësisht Bajer Leverkusen dhe Brajton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"