“Milan madhështor, derbi mund të na vriste”, Maldini: Nuk preferoj të ndalem te penalltia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 13:09

“Milan madhështor, derbi mund të na vriste”, Maldini: Nuk preferoj të ndalem te penalltia…

Paolo Maldini foli për mediat pas ndeshjes së djeshme kundër Juves. Drejtuesi nuk pranoi të merrej me vendimet e arbitrit, teksa përfitoi nga fjala e tij për të njohur meritat skuadrës. 

maldini

Cilat janë ndjesitë pas takimit të sotëm? 

Jemi të kënaqur për paraqitjen, sepse ishte një ndeshje e madhe. Meritonim fitoren, por ndaj një ekipi me aq cilësi sa Juventusi mund të ndodhë që të barazosh.

A ishte ky reagim siç e kishit imagjinuar?

Në këtë ekip ka ndryshuar shpirti dhe nuk mund të kemi vërejte nëse qasja është kjo. Derbi mund të na kishte vrarë nga pikëpamja psikologjike, por sot (dje) treguam se rruga jonë është në drejtim tjetër dhe mund të na dhurojë kënaqësi.

Prekja e Kalabrias duhej sanksionuar me 11- metërsh sipas jush?

Ka disa rregulla që duhen respektuar, por sot nuk preferoj të ndalem në të tilla çështje si penalltia apo mënyra e arbitrimit.

milan.gol.juve.coppa.italia.2020.750x450

Çfarë i mungon këtij Milani? 

Nuk jemi ende në nivelin ku duhet. Gjatë ndeshjeve ndërtojmë shumë, por shënojmë pak. Mendoj se nevojitet të jemi më tepër cinikë. Më vjen keq që nuk ia dolëm të fitojmë, por futbolli i tillë është.

Cilat janë pritshmëritë për ndeshjen e kthimit me Juventusin?

Do të na mungojnë Ibrahimoviç, Teo Hernandezi dhe Kastijeho. Gjithsesi, në fushë do të zbresin 11 futbollistë, të cilët jam i bindur se do të luftojnë deri në fund. Nuk kemi përse të vendosim kufij. Kur ka një ndeshje të këtij niveli, mund të ndodhë që të harrosh aspekte disiplinore.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"