Mezani do kualifikimin që në shtëpi, ja formacioni i kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 10:59

Mezani do kualifikimin që në shtëpi, ja formacioni i kurbinasve

Laçi është një nga skuadrat që e ka specialitet Kupën e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar edhe në vitet e fundit, ku ka arritur ta fitojë dy herë këtë trofe. I njëjti objektiv është edhe në këtë sezon futbollistik, por më parë kurbinasit duhet të kalojnë Kukësin në gjysmëfinale.

Mezani1-470x312

Në ndeshjen e sotme, bardhezinjtë do të tentojnë të arrijnë një fitore, në mënyrë që ta kenë më të lehtë kualifikimin për ndeshjen e kthimit. Një gjë të tillë e ka bërë me dije edhe trajneri Gentian Mezani, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, është shprehur: “Kupa ka specifikën e vet dhe kërkon një impenjim tepër maksimal. Ky kompeticion është objektivi ynë dhe duhet të japim më të mirën në ndeshjen e parë me Kukësin.

Laci

Shpresoj ta zgjidhim sa më mirë nesër (sot). Patjetër që do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet të japim më të mirën tonë në këtë takim”, tha Mezani, i cili ka një skuadër të plotë për këtë përballje dhe një gjë e tillë e kënaq jo pak trajnerin Mezani. “Për këtë ndeshje nuk do të kem asnjë mungesë dhe ky është një fakt mjaft pozitiv.

Shpresoj që lojtarët të jenë në një ditë të mirë, të tregojnë vlerat e tyre dhe në fund të dalim nga fusha me objektivin e realizuar”, ka përfunduar vlonjati që drejton kurbinasit.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"