Mesi gati, por pritet të mos rrezikohet. Interi në sulm me Sançez e Lautaron. Ja formacionet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 12:40

Mesi gati, por pritet të mos rrezikohet. Interi në sulm me Sançez e Lautaron. Ja formacionet e mundshme

BARCELONA – Mesi gati, por pritet që të mos rrezikohet

Lionel Mesi është përfshirë në listën me 20 lojtarë për vizitën e Interit në “Camp Nou”. Kapiteni i Barcelonës mori pjesë në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes pas tërheqjes muskulore në kofshën e majtë. sac

Gjithsesi, aktivizimi i sulmuesit argjentinas mbetet në dyshim, sepse Ernesto Valverde nuk dëshiron që të rrezikojë. Opsioni më i mundshëm do të jetë që ai të hyjë nga stoli në rast se skuadra do të ketë nevojë për shërbimet e tij. Në vend të “Pleshtit” pritet të aktivizohet 21-vjeçari Karles Perez. Valverde ka përfshirë në listë edhe Osman Dembelenë, pavarësisht ankesës së sulmuesit francez se nuk është riaftësuar totalisht pak orë përpara ndeshjes me Getafen.

INTER – Lukaku mungon, në sulm Sançez dhe Lautaro

Nëse do të kishte pasur në dispozicion Lukakun, Antonio Konte do të kishte pasur vetëm një dyshim: kë do të rreshtonte përkrah sulmuesit belg, Aleksis Sançezin apo Lautaro Martinezin. Por lodhja muskulore që ka Lukaku bëri që dilemat të marrin fund. Në sulm do të rreshtohen Sançez dhe Lautaro.

22

Argjentinasi me shpejtësinë e tij do të tentojë ta vendosë në vështirësi mbrojtjen e Barcelonës, ashtu siç do të bëjë edhe ish-i Sançez. Asnjë dilemë për pjesën e mbetur të formacionit. Në mesfushën me 5 vetë të Kontes pritet të rreshtohen Sensi, Brozoviç dhe Barela, të mbështetur nga Azamoah dhe D’Ambrozio nga krahët. Përpara Handanoviçit do të jenë Shkrinjar, De Vraj dhe Godin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"