“Mesi e dashuron Barcelonën”, Laporta nis menjëherë nga puna si president dhe qetëson tifozët: Do të qëndrojë tek ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 18:31

“Mesi e dashuron Barcelonën”, Laporta nis menjëherë nga puna si president dhe qetëson tifozët: Do të qëndrojë tek ne

Pas shpalljes së tij zyrtarisht si president i Barcelonës, Joan Laporta është nisur sot drejt zyrave të klubit për të takuar stafin e drejtuesve dhe ekipin e dytë të Barcelonës. Gjatë fjalës së tij ai foli dhe për zërat e largimit të Lionel Mesit:

Laporta5

“Jam i bindur që Mesi do të qëndrojë. Ai e dashuron Barcelonën dhe këtë gjë e tregoi dhe ditën e djeshme teksa shkoi të votonte me djalin e tij në zgjedhjet për presidentin e ri”.

Kujtojmë se në krye të programit të Barcelonës, është rinovimi i kontratë së  “pleshtit” i cili është përfolur jo pak për një largim nga ekipi blaugranas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"