Mesfushori largohet nga Partizani, firmos me skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 22:09

Mesfushori largohet nga Partizani, firmos me skuadrën e Kategorisë së Parë

Korabi është përforcuar në mesfushë, teksa ka afruar nga Partizani B, Gers Delia. 28-vjeçari është mesfushor me tipare sulmuese dhe shihet si një afrim i rëndësishëm për skuadrën dibrane.

GERS DELIA

Delia ishte pjesë e partizanit b prej një viti teksa tani ka vendosur të ndryshojë ambient, për ta kaluar te Korabi, që objektiv ka ngjitjen në Superiore.

Në të kaluarën mesfushori ka qenë pjesë edhe e Zejtun Korinthias në Maltë, Delemond, Bezkurt dhe Laufen në Zvicër, Hutthurm në Gjeremani dhe me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"