Mesfushori i Laçit sheh larg: Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit, besojmë te vendi… i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 10:20

Mesfushori i Laçit sheh larg: Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit, besojmë te vendi… i parë

Donald Rapo sheh larg. Edhe pse Laçi ka 12 pikë më pak se Tirana kryesuese, mesfushori nuk e quan fort të pamundur përmbysjen. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, shpalos ëndrrën e madhe që ka pas shpërthimit të pandemisë dhe ai është titulli.rapo

“Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit dhe do të bëjmë maksimumin për të kapur vendin e dytë ose të tretë, por pse jo edhe të parin, ndonëse kemi shumë diferencë nga Tirana. Do të ishte një gjë e mirë që të stërviteshim më shumë dhe të përgatiteshim më mirë, por tani do të shpresojmë që të mos penalizohemi nga dëmtimet”, tha 29-vjeçari, i cili evidenton se afati për të rinisur futbollin më 3 qershor është i pamjaftueshëm për skuadrat.

rAPO

Në periudhën e karantinës, ai zbuloi edhe një aftësi tjetër që zotëron. Me anë të videove në “Tik-Tok” na tregoi se di edhe të aktrojë. “Me ato video mundohesha të kaloja kohën dhe të argëtoja sadopak veten, por edhe miqtë e mi. Tani jemi rikthyer në stërvitje dhe jemi përqendruar te futbolli”, përfundoi Rapo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"