MERKATO E VERËS/ Shumë kampionë të larguar, mësoni të gjitha lëvizjet e kryera nga Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 16:27

MERKATO E VERËS/ Shumë kampionë të larguar, mësoni të gjitha lëvizjet e kryera nga Teuta

 Me mbylljen e merkatos verore, Teuta ishte një ndër ekipet më aktive si në aspektin e afrimeve, por dhe në atë të largimeve. Durrsakëve iu larguan shumë prej lojtarëve që sollën titullin kampion te ‘’djemtë e detit’’ pas gati 3 dekadash mungesë duke nisur nga Dejvi Bregu, Rustem Hoxha, Blerim Krasniqi, Stivi Frashëri, Renato Arapi e Erando Karabeci. Por kampionët nuk qëndruan duarkryq dhe hynë menjëherë në lojë duke afruar disa lojtarë cilësor si Sherif Kallaku, Blerim Kotobelli, Adolf e Santiago Selmani, Hektor Idrizaj, Pano Qirko, Filip Ivanoviç e Pepi Gjorgiev.

pjimage (7)

‘Panorama Sport’ ju sjell tabelën e plotë të transferimeve të Teutës.

Afrime: Blerim Kotobelli, Pepi Gjorgiev, Sherif Kallaku (në huazim nga Lokomotiv Zagreb), Adolf Selmani, Santiago Selmani, Hektor Idrizaj, Danilo Gecaj, Pano Qirko, Laurenc Xheka, Reuben Akuah, Filip Ivanoviç, Igli Moqi, Kevin Koubemba.

Largime: Iran Zhunior Gonçalves, Denis Pjeshka, Aleksandër Kuro, Dejvi Bregu, Florent Avdyli, Rustem Hoxha, Blerim Krasniqi, Fabian Beqja, Stivi Frashëri, Renato Arapi, Erando Karabeci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"