Merkato e janarit e dështuar, as Muarem nuk e bind Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 17:28

Merkato e janarit e dështuar, as Muarem nuk e bind Flamurtarin

Igor Nedeljkoviç, Muarem Muarem, Fisnik Zuka dhe Mamadou Tounkara ishin katër afrimet e janarit për Flamurtarin. Vetë, trajneri Shpëtim Duro ka folur disa herë me bindje se bëhet fjalë për lojtarë shumë cilësorë, të cilët do t’ia shtonin cilësinë skuadrës. Madje, ai që veçohej më tepër ishte Muarem Muarem, dikur shok skuadre me Ansi Agollin te Karabaku.

muarem muarem

Por, pas afro tre muajsh pjesë e Flamurtarit, të gjithë po rezultojnë një dështim, në një kohë që klubi ka bërë sakrificë ekonomike, veçanërisht për Muarem që merr afro 15 mijë euro në muaj. Mes përforcimeve ishte edhe fantazisti Argjent Gafuri, por ky i fundit largua për shkak të problemeve familjare. “Nuk jam i kënaqur nga lojtarët e afruar në janar. Me përjashtim të Muaremit, që ka qenë i dëmtuar, të tjerët nuk më kanë ngrohur. Nedeljkoviç nuk ka rezultuar ai që prisja unë”, është shprehur pak ditë më parë trajneri Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"