Mërgjyshi: Lojtarët stërviten si ushtarë, ja ku pres përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 18:57

Mërgjyshi: Lojtarët stërviten si ushtarë, ja ku pres përforcime

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, u shpreh tepër i kënaqur për barazimin e marrë në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Kukësit. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes ai nuk e fshehu nevojën për përforcime në repartin e mbrojtjes dhe atë të sulmit. Mërgjyshi tregoi se skuadra e tij ka nevojë për besim dhe mbështetje, pasi është e ndërtuar me lojtar të rinj.

mergjyshi

Debutim pozitiv?

Mund ta quajmë një nisje pozitive. Ishte i rëndësishëm jo vetëm për pikën por edhe për moralin. Kukësi është një skuadër shumë e kompletuar dhe shumë me eksperienc. Ka 2 formacione të gatshëm. Duhet ta nisnim mbarë këtë kampionat. Isha i bindur që do të shfaqnim lojën tonë. U trembën në fillimin e pjesës së dytë. Besuam deri në fund. Goli nuk ishte rastësi. Janë djem të rinj dhe kjo pikë ishte e vlefshme për moralin

Për lojtarët e rinj…

Uzuni në saj të punës dhe talentit është rritur shumë. Unë e kam parë te Apolonia. Ai u transformua këtu në Laç. Laçi është skuadra e duar për të zhvilluar talentet. Si Uzuni është dhe Xhixha, Smaçi etj. Djemtë stërviten të gjithë si ushtarë. Jemi skuadër me moshën më të re në Superiore. Kemi vetëm Shtubinën, Gjonin dhe Sefgjinin me eksperiencë, duhen edhe lojtarë që e njohin kampionati

Për golin e pësuar…

Është për të ardhur keq për situatën që ndodhin në futboll. Nuk gjetën koordinimin e duhur lojtarët. Nuk e meritonim. Ai gol na goditi psikologjikisht.

Cili është reparti ku ju keni kërkuar përforcime?

Drejtuesit po punojmë në këtë drejtim. Unë kam kërkuar një lojtarë me eksperiencë në qendër të mbrojtës. Kiliani nuk është akoma gati. Tani po luajmë me Fangaj i cili është lojtar krahu. Na duhet edhe një sulmues, pasi Xhixha është 19-vjeç dhe kampionati është i gjatë. Nuk e di situatën e Uzunit, i cili mund të largohet. Edhe nga krahu i djathtë kemi një djal të ri, i cili ka luajtur me 19-vjeçarët.

Kur mendoni që ekipi do zbatojë të gjitha idetë që keni ju?

Për hir të së vërtetës dua të them, gjeta një ekip të stërvitur shumë mirë. Dua të falenderoj kolegët parardhës. Jam i kënaqur për gjendjen fizike. Nuk është nevoja të flasësh 2 herë. Më ndihmon të transmetoj kërkesat dhe idetë. Besimi është ajo që djemtë kanë nevojë. Kanë mbështetjen time dhe të presidenti. Laçi e ka në ADN që nuk dorëzohet. Këtë gjë e tregoi edhe kualifikimi ndaj Anorthosit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"