Menja e Çik humbin 2 ndeshje, krizë dëmtimesh te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 22:47

Menja e Çik humbin 2 ndeshje, krizë dëmtimesh te Milani

Gjatë ditës së djeshme Majk Menja dhe Ruben Loftus-Çik iu nënshtruan rezonancës magnetike. Testet instrumentale theksuan sa vijon: Portieri francez ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin e brendshëm të kofshës së djathtë, ndërsa anglezi pësoi një dëmtim të lehtë në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Të dy lojtarët do të rivlerësohen javën e ardhshme sipas zhvillimit klinik. Mungesa e tyre në ndeshjet kundër Xhenoas dhe Kaljarit është e sigurt.

menja

Maignan u lëndua në nxehjen muskulore para ndeshjes kundër Juventusit, ndërsa Loftus-Çik luajti 82 minuta mbrëmjen e së shtunës. Për Milanin, këto janë të tjera dëmtime muskulore në një sezon vërtet të trazuar nga ky këndvështrim. Si portieri francez ashtu edhe mesfushori anglez duhet të jenë në gjendje të kthehen para fundit të sezonit, por nuk do të rrezikohet sepse Milani praktikisht nuk ka asgjë për të luajtur përveçse të mbrojë vendin e dytë teksa është edhe një Kampionat Evropian në horizonte e do të ishte marrëzi të nxitohej në rikuperimin e tyre. Përveç Menjasë u dëmtua edhe Olivie Zhiru. Sulmuesi doli duke çaluar nga fusha në minutën e 71-të, për shkak të një problemi fizik që nuk duhet të jetë problematike.

Dy francezëve u shtohet Kalulu që nuk është rikuperuar ende, po ashtu si edhe Simon Kjaer, i cili ka ende probleme muskulore. Edhe Joviç pati ankuar një mbilodhje që e detyroi të humbte Juven ashtu si Pobega që punon me grupin, por nuk mund të luajë ende.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"