Kastrioti humbet goleadorin që i dha një “dorë” te shpëtimi, Kapllani del lojtar i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 12:05

Kastrioti humbet goleadorin që i dha një “dorë” te shpëtimi, Kapllani del lojtar i lirë

 Kastrioti e siguroi mbijetesën në minutat e fundit të sezonit. Meritë në këtë sukses ka edhe sulmuesi Dejvid Kapllani, i cili shënoi 14 gola në pjesën e dytë të sezonit.

kapllani kastriotii

Sulmuesi u afrua te krutanët në merkaton e dimrit, ku erdhi nga Fushë-Kosova. 22-vjeçari rezultoi një goditje në shenjë për Kastriotin, që e kishte vuajtur shumë mungesën e golit. Pas realizimit me sukses të misionit me krutanët, “Panorama Sport” mëson se aventura e Kapllanit te Kastrioti ka përfunduar dhe sulmuesi ka dalë lojtar i lirë.

Periudha me krutanët i ka shërbyer sulmuesit durrsak si një trampolinë për vazhdimësinë e karrierës së tij. Me gjysmë sezoni në Kategorinë e Parë, Kapllani u rendit në listën e golashënuesve më të mirë. Ai e mbylli me 5 gola larg Mandelës së Luzit, që me një sezon të plotë dhe me tre gola në javën e fundit u shpall “Këpuca e Artë” e Kategorisë së Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"