Zbulohet plani i Don Karlos, ja si rreshtohet Reali kundër Dortmundit në finalen e Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 12:55

Zbulohet plani i Don Karlos, ja si rreshtohet Reali kundër Dortmundit në finalen e Championsit

Real Madridi do të synojë një tjetër trofe në palmaresin e tij kundër Dormtundit.

anceloti

Madrilenët janë të favorizuar në letër për ta bërë pronë të tyre trofeun më të lakmuar në rang klubesh. Prestigjiozja “Marca” ka zbuluar planin e trajnerit Karlo Ançeloti rreth formacionit kundër verdhezinjve.

PORTA – Pavarësisht se Kurtua është rikthyer në ekip, trajneri italian pëlqen t’i besojë Lunin nga minuta e parë. Siguria e gardianit ukrainas në këtë sezon i jep garanci.

MBROJTJA – Naço dhe Rydiger i hoqën çdo dyshim që Ançeloti kishte me qendrën e prapavijës. Takimi me Vijarrealin shërbeu si test për ta bindur Karlon. Nga linjat pritet të pozicionohen Mendi dhe Karvahal. Ata zhvilluan ndeshje të klasit botëror karshi Bajernit dhe nuk pritet të largohen nga roli i titullarit.

MESFUSHA – Kamavinga do të zëvendësojë të lënduarin Tçuamenin në mesfushë. Në situatën kur francezi nuk është i disponueshëm, Kamavinga ka rezultuar bast i sigurt sa herë që i është kërkuar ndihma e tij. Kros, Valverde dhe Bellingam do të kenë vendin e sigurt në formacionin bazë të finales kundër Dortmundit, nëse gjithçka shkon sipas planit, pra nëse nuk lëndohen.

SULMI – Rodrigo dhe Vinicius janë të paprekshëm në fazën goditëse. Eleganca dhe shpejtësia e tyre i ka dhënë provat në takime përcaktuese. Rodrigo është mjaft i aftë në zona të ngushta dhe krijon hapësira për shokët e ekipit, ndërsa Vinicius përmes dinamizmit që e karakterizon, do të jetë rrezik konstantë si nga qendra, ashtu edhe daljet vertikale.

tyreyy

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"