EKSKLUZIVE/ Partizani nis lëvizjet në merkato, të kuqtë duan mbrojtësin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 19:41

EKSKLUZIVE/ Partizani nis lëvizjet në merkato, të kuqtë duan mbrojtësin e Kukësit

Partizani përveç se të shesë dhe të fitojë të ardhura të rëndësishme, mendon për të përmirësuar skuadrën.

Kukesi

Krahas interesit për disa lojtarë me tipare sulmuese, edhe mbrojtja ka kaluar në vëmendje. Dështimet radhazi me lojtarët e huaj në qendër të mbrojtjes, i ka bërë të kuqtë të orientohen në tregun vendës. “Panorama Sport” mëson se finalistet për titullin kampion kanë spostuar vëmendjen te lojtarët e Kukësit dhe i përzgjedhuri është Vasil Zhongo. 24-vjeçari, i cili vjet ishte pjesë e Bylisit, i pëlqen drejtuesve të kuq.

Këta të fundit janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit. Ndarja e këtij të fundit me Kukësin është e pashmangshme, sidomos në kushtet kur verilindorët kanë rënë nga Kategoria Superiore. Mbrojtësi i lindur dhe i formuar si futbollist në Greqi ka spikatur në këtë sezon me verilindorët, duke luajtur në 32 ndeshje. Ai kontribuar edhe me 2 gola dhe 1 asist. Verën e kaluar nga Kukësi te Partizani mbërriti Altin Bytyçi, i cili rezultoi goditje në shenjë. Ardhja e Zhongos pritet të shoqërohet me largimin e Mikuliç, teksa edhe Sota mbetet në dyshim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"