Suedezi ndez merkaton kuqezi, ja tri planet e Ibrës për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 12:40

Suedezi ndez merkaton kuqezi, ja tri planet e Ibrës për Milanin

Kësaj herë është radha e Zlatanit. Jo me kostum dhe kravatë, nuk është stili i tij, por me një bluzë të ngushtë dhe syze të errëta, gati për të hedhur idetë në tryezë për Milanin e së ardhmes.

ibra

Që kur u bë këshilltari i lartë i Xherri Kardinales, retë e errëta janë larguar. Ai tani punon ngushtë me Furlanin dhe Monkadën për të ndërtuar një Milan më të mirë, siç shpjegohet nga vetë administratorit në disa raste: “Ibra po provon të jetë kampion edhe jashtë fushës. Idetë e tij janë themelore në vendimet tona”. Tani misioni i tij vazhdon në disa pika: t’i besojë Milanit një lideri tjetër, të zgjedhë zëvendësuesin e Zhirusë, duke e bërë Leaon edhe më të përgjegjshëm, duke mbajtur një sy në skuadrën B tashmë të ngritur dhe duke rindërtuar një urë midis fushës dhe kateve të larta të klubit.

TRAJNERI — Kapitulli i parë është trajneri. Milani do t’i japë lamtumirën Piolit në fund të majit pas një cikli të gjatë. Ibra ishte pjesë e saj dhe gjithmonë e kuptonte rëndësinë, vlerën dhe rritjen. Me largimin e Lopetegit, tashmë një hap larg Uest Hemit, në axhendën e triumviratit kuqezi spikasin disa emra. Fonseka, Konseisao, pak më tutje qëndron Gazhardo, trajneri më i suksesshëm i River Plejtit. Objektivi është rekrutimi i një trajneri të aftë për të punuar së bashku me sektorin teknik të “Djallit” dhe për të përmirësuar lojtarët. Pioli, në këtë aspekt, ishte një mjeshtër. Leao, Teo, Tonali, Kesi, Pulisiç, Reijnders, Kalulu, Çau, LoftusÇik janë vetëm disa nga kampionët e farkëtuar nga Piolit. Gjatë viteve ai ka punuar shumë në këtë drejtim. Edhe pasardhësi i tij do të duhet të bëjë të njëjtën gjë.

NUMRI 10 – Kapitulli i dytë i përket Rafael Leaos. Portugezi i detyrohet një pjesë të mirë të karrierës së tij Ibrës, si dhe Piolit. Në të kaluarën ai thoshte se herë pas here, në stërvitje, e merrte për krahu dhe i thoshte se çfarë të përmirësonte, ku të ishte më i mprehtë. Kryefjala është mentaliteti, siç ka deklaruar së fundmi Rafa: “Ibra e mësoi shumë në këtë aspekt”. Sivjet ai pati një sezon plot ulje-ngritje. Shënoi gola vendimtarë si kundër PSG-së, por në kampionat nuk shënoi për më shumë se 4 muaj. Ibra në verë do të duhet të punojë më shumë për të, edhe sepse Rafa mbetet solisti i skuadrës. Ai ka një klauzolë 175 milionë dhe një kontratë 7 milionëshe deri në vitin 2028. Me një fjalë: e ardhmja.

“PYKA” DHE PLANI I RI – Tema e tretë është pasardhë si i Zhirusë, i cili pas ndeshjes kundër Salernitanës do të fluturojë në Los Anxheles për t’i dhënë fund karrierës. Objektivat janë të ndryshëm: i pari është Benjamin Sheshko, sulmuesi 21-vjeçar i Lajpcigut. Sloveni ka deklaruar se është frymëzuar nga Ibra, ka luajtur basketboll dhe shënon gola si Van Basten, si kundër Suedisë në 2022. Këtë vit ai shënoi 17 herë në të gjitha turnetë. Një tjetër në sy është Serhu Girasi, 28 vjeç, zbulimi i Shtutgartit me 28 gola në 29 prezenca, por që kurrë nuk ka pasur një sezon të tillë. Ndër të tjera veçohen Viktor Giokeres i Sportingut të Lisbonës dhe Joshua Zirkze i Bolonjës. Holandezi tashmë ka magjepsur “San Siro”-n dhe synon ta kthejë në stadiumin e tij. Synimi është investimi i 50 milionë eurove për pykën dhe ndërtimi i liderëve të rinj në grup për të rindërtuar një lloj “ure” midis niveleve të larta të klubit dhe ekipit. Shënimi i fundit ka të bëjë me skuadrën B, që aktualisht është më shumë se një ide. 19- vjeçarët kuqezi vijnë nga finalja e Champions-it për të rinj e humbur ndaj Olimpiakosit dhe nga gjysmëfinalja e vitit të kaluar. Shumica e lojtarëve të rinj në skuadrën e Abate bënë debutimin e tyre në Serinë A: Zeroli, Simiç, Kamarda, Bartesagi, Jimenez, Traore (në huazim te Palermo). Seria C do të ishte një vitrinë për të gjithë këta djem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"