FOTOLAJM/ Elbasani feston rikthimin në elitë, bën bashkë presidentët e finales së titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:33

FOTOLAJM/ Elbasani feston rikthimin në elitë, bën bashkë presidentët e finales së titullit

Mbrëmja e djeshme ishte një natë feste tek Elbasani ku shtruan darkën e fundit të këtij sezoni.

1

Klubi verdheblu bëri bashkë të gjithë futbollistët, stafin teknik, bordin drejtues dhe persona të tjerë që i kanë qëndruar pranë këtë sezon, në krye të të cilëve është presidenti Kujtim Llupa.

Presidenti Llupa kishte ftuar në darkën private edhe dy presidentët e finales së titullit, Gazmend Demin e Partizanit dhe Agim Demrozin e Egnatias.


View this post on Instagram

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Elbasani do të jetë pjesë e elitës nga sezoni i ardhshëm dhe po punojnë për të krijuar një ekip konkurues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"