Menez bëhet çështje, bllokon merkaton e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 11:18

Menez bëhet çështje, bllokon merkaton e Milanit

Merkato e Milanit është bllokuar sepse për të marrë lojtarë të rinj duhen shitur disa prej atyre që janë aktualisht në skuadër. Lojtari i parë në listën e largimeve është Karlos Baka që, pasi ka refuzuar kalimin tek Uest Hem, tani ka përfunduar në shënjestrën e Napolit, si pasardhësi i Gonzalo Higuainit.

menez

Por në shtëpinë kuqezi ka edhe të tjerë që pritet të largohen dhe të dërgojnë para në arkat e klubit. Në fakt, Zheremi Menez nuk bën më pjesë në planet e klubit milanez, që tani kërkon të përfitojë nga shitja e tij ose të paktën të kursejë pagesën vjetore prej 2,4 milionë eurosh të lojtarit.

Honda dhe Menez

Megjithatë, edhe shitja e francezit është bllokuar. Pas refuzimit ndaj ofertës së Guingamp, në orët e fundit ka ardhur edhe refuzimi ndaj ofertës së pasur që ka ardhur nga Abu Dabi. Milani e ka lënë të lirë lojtarin, që ka preferuar t’i thotë jo kontratës dyvjeçare që i është ofruar, duke kërkuar një kontratë prej tre vitesh. Kështu, refuzimet e Baka dhe Menez po mbajnë peng për momentin merkaton e Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"