“Mendova se do shkonte në shtesë”, Murinjo i thur elozhe Shkëndijës: Nëse nuk do të ndeshej me ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 22:14

“Mendova se do shkonte në shtesë”, Murinjo i thur elozhe Shkëndijës: Nëse nuk do të ndeshej me ne…

Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës së Tetovës, pavarësisht humbjes 1-3 ndaj Totenhemit. Kjo gjë u konfirmua edhe nga një prej trajnerëve më të mirë në botë si Zhoze Murinjo. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku portugez, nuk nguroi t’i thurte elozhe tetovarëve, duke u shprehur:

murinjo

 

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e hapur gjatë gjatë gjithë kohës. Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë, ndaj provova t’i mbaj të karikuar lojtarët vazhdimisht. Ndeshja u mbyll vetëm pas golit të tretë tonë.

Shkëndija është një skuadër që po ta lesh të luash futboll, të vë goxha në vështirësi. Mendoj se kishin më shumë cilësi në repartin ofensiv se Lokomotiva Plodiv. Shpreh keqardhje që luajtëm në një stadium të boshatisur, por gjithsesi duhen respektuar rregullat. Përveç kënaqësisë që po luanin me Totenhemin, ndiheshin edhe pak të pafat, pasi nëse do të kishin një skuadër tjetër, mund ta kalonin.”, u shpreh ndër të tjera Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"