Postuar: Shtator 10, 2018 | 23:29
Memushaj: Problemi është i të gjithëve, për zgjedhjet e trajnerit…
Ledian Memushaj, e pranoi performancën e dobët të të gjithë ekipit, pas humbjes me Skocinë, dhe për Supersport deklaroi:
Humbja e sotme…
E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Goli i parë ishte offside, por nuk do të thotë gjë. Nuk kemi luajtur mirë fare. Patëm shanse për të barazuar, por duhet t’i mbyllnim më mirë. Problemi është i të gjithëve.
E ndjetë mungesën e Bashës sot?
Nuk më pëlqen të flas për zgjedhjet e trajnerit. Kemi 25 lojtarë që mund të luajnë të gjithë. Jemi të gjithë në të njëjtin nivel.
Shqetësim për ju, ndryshimi i shpeshtë taktik?
Këto pyetje duhet t’ia bëni trajnerit, nuk më pëlqen të flas për zgjedhje taktike. Unë përgjigjem vetëm për performancën time.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"