Memushaj e përjeton si disfatë personale: Manaj, pengu im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2017 | 23:28

Memushaj e përjeton si disfatë personale: Manaj, pengu im

Ledian Memushaj ndjen keqardhje që Rei Manaj nuk arriti të linte shenjë në radhët e skuadrës së Peskarës dhe u largua nga ky klub vetëm pas 6 muajsh. Mesfushori, në një intervistë për mediat lokale, e ka cilësuar këtë si një disfatë personale, pasi ishte përkushtuar që bashkëkombësi i tij të shfaqej sa më mirë.

dav

“Manaj është pengu im personal, mund të themi edhe një disfatë. Rei ka paguar padyshim trendin e ekipit. Nëse integrimi i tij do të ishte gradual, ai do të kishte mundësinë të jepte kontributin e tij dhe sidomos do të kishte qenë më i qetë”, u shpreh mesfushori, duke lënë të kuptohej se pikërisht nervozizmi i tepruar kishte shtyrë lojtarin larg Peskarës.

Manaj stervitje Peskara

“Është mëkat, pasi ai ka cilësi të mëdha, më vjen keq sidomos për mënyrën se si u nda nga ky ambient”, ishin fjalët e Memushajt për bashkëkombësin e tij, i cili vetëm dje iu bashkua Pizës në Serinë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"