Memelli ulet në stolin e Skënderbeut, presidenti Takaj: Ja përse e zgjodha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 10:03

Memelli ulet në stolin e Skënderbeut, presidenti Takaj: Ja përse e zgjodha

U lakuan shumë emra trajnerësh, por në fund presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ia besoi stolin 40-vjeçarit Migen Memelli. Edhe pse ky i fundit ka pak eksperiencë në ekipet e Kategorisë Superiore, kreu i klubit korçar beson shumë se nën drejtimin e Memellit skuadra do të ketë një vazhdimësi pozitive. Në një prononcim enkas për “Panorama Sport”, Takaj tregoi dje pse bëri këtë zgjedhje për stolin pas shkarkimit të Julian Ahmatajt.
Takaj3
“Duam të shfrytëzojmë ambiciet dhe energjitë e Memellit. Menduam që për momentin është më i përshtatshmi. Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t’i uroj suksese duke shpresuar se do të bëjmë sa më shpejt kthesën në kampionat”, ka thënë presidenti Takaj. Ndërkohë, përpara se të emëronte Memellin, si kandidat për stolin e Skënderbeut u lakua edhe një emër i madh i futbollist korçar, Jani Kaçi.
Jani Kaci Skenderbeu
Megjithatë, vetë ky i fundit, në një bisedë për gazetën, e hodhi poshtë këtë mundësi, duke i sugjeruar klubit që të besojë te trajnerët e rinj korçarë dhe pikërisht te Gentjan Liçi. Takaj mori kohë për vendimin dhe mes disa emrave emëroi Memellin. Kjo është hera e dytë që pogradecari drejton një skuadër në Superiore, pasi në fund të vitit 2018 ishte në krye të Laçit për afro një muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"