“Më vjen keq për Shehin te Kukësi” flet Salihi: Goli i preferuar është ai ndaj Norvegjisë, ja sekreti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 18:07

 “Më vjen keq për Shehin te Kukësi” flet Salihi: Goli i preferuar është ai ndaj Norvegjisë, ja sekreti

I tërhequr nga futbolli i luajtur, Hamdi Salihi është rikthyer të flasë përsëri për kohën kur ishte në fushë, sidomos për atë gol ndaj Norvegjisë.hamdi salihi

Në intervistën e dhënë për “Fan Zone” ish-sulmuesi i Kombëtares ka treguar se goli ndaj Norvegjisë ishte i përgatitur në stërvitje gjatë gjithë javës. Madje gjatë intervistës Salihi shprehet se kampion në Shqipëri do të dalë Tirana, pavarësisht se ai e ka shumë shok trajnerin e Kukësit Orges Shehin.

“Koronavirusi? Ishte koha e bukur dhe njerëzit nuk e morën serioze, duke dalë jashtë. Po përhapet me shpejtësi dhe njerëzit tani e kanë kuptuar duke u futur në shtëpi. Përshtatje në Kaliforni? Ne jemi përshtatur në vende më të këqija jo më këtu. Komunikoj gjithë kohën me familjen. Për fat të mirë nënën e kam këtu pasi kishte ardhur për një vizitë. Të afërmit janë larguar nga Shkodra dhe qëndrojnë në Velipojë për të qenë më të sigurt.

Dieta? Një herë më kishte marrë malli dhe e lëshova vetën, por më pas ndryshova duke nisur stërvitjen dhe duke luajtur tenis. Nëse nuk do të kishte ardhur Koronavirusi unë do të isha i gatshëm për tu rikthyer të luaja sërish (qesh). Jemi në kontakt me Edi Rejën, po flisnim për ndeshjet miqësore duke bërë gati listën dhe gjithçka tjetër. Ndërsa tani flasim vetëm për gjendjen që ndodhemi të gjithë familjarët.

Salihi

Goli ndaj Norvegjisë? Ka qenë një gol që më ka gëzuar shumë, pasi e kishim përgatitur skemën gjatë gjithë javës në stërvitje,. Të gjithë i kishin sytë te mua dhe prisnin golin. Ai është një nga golat e mi të preferuar. Kisha frikë pasi e kisha dërguar shumë herë topin jashtë.

Tirana do të dalë kampion. Më vjen keq për Oregs Shehin se e kam shok, por Tirana është në rrugën e duhur.”, u shpreh Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"