“Më shumë fituam lojtarët e rikthyer”, Jupi: Doka mund të jetë titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 19:06

“Më shumë fituam lojtarët e rikthyer”, Jupi: Doka mund të jetë titullar

Opinionisti i futbollit Redi Jupi deklaroi se Shqipëria bëri hapa pas me paraqitjen kundër Bjellorusisë sot, edhe pse kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-2. Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ai deklaroi se skuadra kuqezi fitoi më tepër veteranët Gjasula, Cikalleshi dhe Memushaj, të cilët duhet të jenë boshti i të ardhmes.
redi jupi
Ai shtoi se kombëtarja mund të luajë më mirë me 4 mbrojtësa, ndërsa çmoi debutuesit Doka, Kallaku, Laçi, etj duke shtuar se lojtari Doka mund të aktivizohet në të ardhmen si titullar nëse Hysaj pozicionohet në krahun e majtë të mbrojtes.

“Paraqitja e Shqipërisë në Ligën e Kombeve – Në lojë kemi bërë hapa mbrapa. Me Kazakistanin luajtëm më mirë. Janë më të mirë se Bjellorusia sepse kishin individë. Takimin e kontrolluam më mirë me Kazakistain, kishtemë sens dhe ekuilibër. Me Bjellorusinë Ishim superiorë në disa momente, që vuajtëm ndaj një ekipi tepër inferior për nivelin që pretendojmë të shkojmë. Mund të rrezikonim. Ishte shumë për një kundërshtar të këtij niveli. Ishte rëndësishme të fitonim. Kapëm vendin e parë që ishte objektiv minimal. Ne gjithmonë dështojmë në objektiva. Ishte një grup me oshilacione, dha disa shkëndija në ndeshjet e fundit. Na jep optimizëm për ndeshjet e mëtejshme.

Zbulimet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve– Doka më ka imnpresuar për rritjen që ka patur që prej kohës kur luantenë Superligë. Është një lojtar i fituar, mund të jetë dhe titullar në momentin kur luan nga e majta Hysaj. Laçi më pëlqeu, por presim shumë. Edhe nga Kallaku presim shumë. Më shumë fituam rikthimet Memushaj, Gjasula, Cikalleshi, apo të lojtarëve të tjerë. Besoj se do të jenë pjesë në të ardhmen. Më pëlqeu shumë Uzuni, ka dhënë mendim të mirë. Jemi akoma kantier në ndërtim.

Skema më e mirë – Skemat nuk janë qëllim në vetvete, janë mjet për të arritur objektivin. Nëse trajneri është i kënaqur me skemat, mund të kishim marrë më tepër nga eliminatoret e Ligës së Kombeve. Ne mund të luajmë shumë mirë me 4 mbrojtësa. Do të kemi një soliditet me 3 mbrojtësa, por hasim probleme kur skuadrat na sulmojnë nga krahët dhe duhet një sulmues të kthehet në pas. Mund të na vënë shumë në vështirësi se ç’na ka vënë në grup”, deklaroi Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"