“Me Pogradecin uroj të mos ketë faktorë të tretë”, Baze i përgjigjet Sotës: Nuk bëjmë llogaritë e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 12:31

“Me Pogradecin uroj të mos ketë faktorë të tretë”, Baze i përgjigjet Sotës: Nuk bëjmë llogaritë e Apolonisë

Një fund sezoni me shumë dilema për skuadrën e Lushnjës. Verdhejeshilët, pas humbjes në derbin me Apoloninë, dolën matematikisht nga gara për ngjitjen drejtpërdrejt në Superiore, kështu që mundësia e vetme tani janë dy ndeshjet shtesë, ku shkohet vetëm me anë të vendit të dytë. Kampionati për Lushnjën mund të përfundojë këtë javë, nëse humb në Pogradec, në të kundërt do të jetë pjesë e ndeshjeve shtesë, ku fillimisht është dueli me Besëlidhjen e vendit të dytë në Grupin A. Vetëm në rast fitoreje në këtë duel, kampionati i Lushnjës do të mbyllet në Shkodër ndaj Vllaznisë, në finalen e fundit të “play off”-it.
Pogradeci-Lushnja
Megjithatë, finalja e parë është të shtunën në Pogradec, ku Lushnjës i mjafton edhe barazimi.

BAZE – Për gazetën “Panorama Sport”, mesfushori organizator Okeljan Baze flet për transfertën pogradecare, ku uron që të mos ketë episode si ai i fazës së dytë, kur Lushnjës nuk iu akordua një gol i rregullt dhe doli pa pikë. “Ndeshja me Pogradecin është vërtet një finale për të dyja ekipet. Mendoj që duhet trajtuar si ndeshje e radhës e kampionatit, ku ekipi ynë nuk duhet të hyjë në trysni. E vlerësojmë ndeshjen dhe kemi synimin për një rezultat pozitiv si alternativa e vetme që e dërgon ekipin tonë në ndeshjet shtesë. Stafi, futbollistët, të gjithë po punojmë shumë, pasi dihet që Pogradeci është një ekip cilësor, me lojtarë që kanë vite që luajnë bashkë.
baze
E njoh ambientin atje, pasi kam qenë pjesë e Pogradecit kur luanim në Superiore. Është një ekip shumë i fortë në fushën e tij, ku luhet futboll. Kush ta meritojë, le të fitojë, uroj të mos ketë faktorë të tretë, siç na ndodhi na fazën e dytë me episodin e famshëm, kur topi e kaloi dukshëm vijën e portës dhe goli nuk iu dha Lushnjës. Skuadra ka një gjendje të mirë para kësaj sfide. I kemi mundësitë ta marrim rezultatin pozitiv. Kjo ndeshje nuk ka favoritë, sepse i ka të tre rezultatet brenda. Luajnë dy ekipe që e meritojnë Superioren”, është shprehur mesfushori Okeljan Baze.
sota-750x430
PËRGJIGJE SOTËS – Baze ka komentuar shumë shkurt edhe deklaratën e Sotës së Apolonisë, i cili në numrin e djeshëm të “Panorama Sport” shprehej se fierakët u treguan korrektë dhe profesionistë, duke i dhënë një “asist” Lushnjës që ankohet gjithë sezonin. “Asist i Apolonisë për Lushnjën? Ata i morën pikë Pogradecit, sepse nëse do të fitonte ky ekip, opinioni sportiv do ta quante si të pamerituar ngjitjen në Superiore të Apolonisë. Ne nuk bëjmë llogaritë e Apolonisë dhe as të Pogradecit, por vetëm tonat”, tha mesfushori lushnjar.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"