“Më pëlqeu që ekipi nuk u dorëzua me Greqinë”, trajneri i Kosovës gjen “ilaçin”: Ja me çfarë skeme mund të luajmë më tej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 23:45

“Më pëlqeu që ekipi nuk u dorëzua me Greqinë”, trajneri i Kosovës gjen “ilaçin”: Ja me çfarë skeme mund të luajmë më tej

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland u shfaq i kënaqur me barazimin e ekipit të tij në Greqi. Rezultati 0-0 i jep kurajo teknikut zviceran dhe skuadrës të gjejë rezultatet pozitive në vijim. Pas përfundimit të sfidës, Shaland arsyetoi se e kishte të domosdoshme lojën me 5 mbrojtës për të siguar rezultatin, por këmbënguli se preferon të zhvillojë futboll sulmues.
shaland
Në fund, zvicerani la të kuptohej se në të ardhmen mund të luajë me këtë rreshtim si ky i sfidës së sotme, ose 3-4-3.

“Ndeshja – Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë veçanërisht në krah, sepse kundërshtarët tanë ishin shumë të mirë në ato pozicione, por në pjesën e dytë futbollistët tanë të krahëve luajtën më shumë në mbrojtje dhe ndihmuan skuadrën në mbajtjen e rezultatit. Problemi im nuk është mbështetja apo jo mbështetja, unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua. Unë jam trajner që më pëlqen loja sulmuese, ndonjëherë mund të realizohet dhe ndonjë herë tjetër jo. Sonte duhej të mbroheshim pak më shumë që të mos e humbnim në këtë ndeshje.

Gjyqtari – Nuk isha i kënaqur me vendimin e gjyqtarit, është shumë e rëndësishme për një portier të presë penalltitë dhe t’i japë zemër ekipit. Kjo i jep mentalitet më të mirë ekipit që të luftojnë së bashku, dhe të japin maksimumin.

Zgjedhja taktike me 5 mbrojtësa – Ishte zgjedhje taktike të luanim me 5 mbrojtës sepse kemi lojtarë që luajnë me këtë formacion në ekipet e tyre, nuk dua të luaj lojë mbrojtëse, por sonte kjo duhej të ndodhte. Kjo ishte zgjedhja më e mirë për ndeshjen ndaj Greqisë. Ndoshta do të stërvitemi me këtë sistem ose me 3-4-3”, deklaroi trajneri i Kosovës Bernard Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"