“Më pëlqen kur lojtarët e mi gabojnë, stili i lojës sonë i guximshëm”, Brdariç: Ne nuk ndalemi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 12:54

“Më pëlqen kur lojtarët e mi gabojnë, stili i lojës sonë i guximshëm”, Brdariç: Ne nuk ndalemi!

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u prononcua para mediave për takimin e nesërm kundër Apolonisë. Tekniku kroato gjerman shprehet i bindur se skuadra shkodrane do të kthehet te rezultate pozitive. Ai pohoi se stili i lojës së Vllaznisë nuk do të ndryshojë. 

brdaric
Për sa i përket gabimeve të ekipit, Brdariç shprehet se i pëlqen kjo gjë pasi vjen nga stili i lojës sulmuese, të cilin e konsideron të guximshëm. Trajneri i Vllaznisë theksoi se shkodranët nuk i ndalon asgjë për të ecur përpara.

“Apolonia – Mendoj duhet të respektojmë në maksimum çdo kundërshtar. Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip. Përgatitemi me të njëjtën mënyrë. Nesër është një ndeshje, janë 3 pikë. Është synimi jonë dhe duhet të shkojmë përpara. Në këtë javë, jemi të përqëndruar më shumë te kjo ndeshje.

Dy mungesa të rëndësishme – Kemi alternativa dhe mundësi. Kemi punuar këtë javë. Secili e di për planin e ndeshjes. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehin veten në fushë dhe të zbatojnë porositë.

Vllazni ndryshe në këto 3 ndeshjet, rënie – Nuk dua të justifikoj situatën. E shpjegova javën e kaluar. Nuk dua të bëj justifikime. Jemi realistë. E dimë që në javët e fundit nuk kemi patur rezultatet që njerëzit prisnin. S’mund të ndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë. Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi treguar në të kaluarën se kur thyhemi, por pastaj kemi treguar që ne të shkojmë përpara.

Borë në Shkodër – Nuk ka rëndësi nëse bie shi, borë, mace apo qen. Kemi punuar shumë mirë. Asgjë s’e ndalon Vllazninë.

Tim Brdariç gati për debutim – E kam thënë dhe herë të tjera. Është një futbollist nga shumë të tjerë me perspektivë. Po punojmë që ky futbollist t’i sjellë vlerë klubit. Nëse ka ardhur që të futet në fushë, do ta bëjmë.

Mbrojtja shqetëson – Jeimi gjithmonë në rritje dhe bëjmë analiza që të mos përsërisim gabimet. Nuk ndryshojmë stilin e lojës. Dua t’i vendosim lojtarët nën presion. Më pëlqen kur lojtarët gabojnë, sepse është një stil loje i guximshëm, por duhet të përmirësohemi”, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"