Mbylli aventurën me Flamurtarin, lojtari drejt kalimit te skuadra kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 16:01

Mbylli aventurën me Flamurtarin, lojtari drejt kalimit te skuadra kosovare

Ansi Nika ishte largimi i radhës nga Flamurtari. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Nika sqaroi se ka kërkuar vetë të largohet dhe nuk ka qenë klubi që e ka larguar.

ANSI NIKA

Shkodrani zbuloi se e ka kërkuar largimin që një muaj përpara për shkak se thotë se në klub nuk ka funksionuar gjë. Shkodrani theksoi se drejtuesit nuk kanë dhënë siguri. Nika do ta vijojë tashmë aventurën në Kosovë.

Pikërisht këtë fakt e ka konfirmuar kreu i Trepçës ’89, Abedin Zeka, i cili për “Gazeta Olle” është shprehur: “Momentalisht jam në tavolinë me të duke biseduar, por që ende nuk kemi ndonjë marrëveshje”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"