Mbushja e arkave të Interit/ Nga 50 deri në 1000 euro në vit, 200 mijë aksionerë “ofertë” Zhangut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 9:59

Mbushja e arkave të Interit/ Nga 50 deri në 1000 euro në vit, 200 mijë aksionerë “ofertë” Zhangut

Interi është në një moment të vështirë financiar dhe këtë fakt po e vuan jo vetëm prej pandemisë, por sidomos prej grupit “Suning”, i goditur keq dhe së fundmi mbylli edhe zyrën e tij të dytë më të madhe në botë, në Londër.

inter 1

Gjithsesi, për t’i ardhur në ndihmë familjes Zhang dhe presidentit Stiven, kanë menduar 200 mijë tifozë, mes të cilëve mjaft VIP-a, por edhe njerëz të thjeshtë, të cilët kanë përkrahur idenë e aksionerëve popullorë.

Lëvizja e quajtur “Interspac”, e cila drejtohet nga Karlo Kotareli, dje ka paraqitur programin e plotë në të cilin merrnin pjesë edhe presidenti i federatës, Gabriele Gravina, ashtu sikurse kreu i Komitetit Olimpik Italian, Xhovani Malago, të cilët kanë dhënë dritën jeshile për të futur në ligjet e sportit italian aksionaritetin popullor.

Plani në fjalë përfshin 200 mijë tifozë të Interit, të cilët do të marrin një pjesë aksionesh, për një kuotë që varion nga 50 në 1000 euro të investuara çdo vit.

Plani i përpiluar në letër do t’i paraqitet në nëntor presidentit Stiven Zhang dhe, pse jo, kjo mund të jetë një revolucion për futbollin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"