Mbrojtësi që është si rrufe, Barcelona piketon goditjen e bujshme në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 20:14

Mbrojtësi që është si rrufe, Barcelona piketon goditjen e bujshme në merkato

Prej disa ditësh Barcelona është duke punuar intensivisht për të arritur marrëveshjen me Ajaksin për transferimin e mbrojtësit Serxhinjo Dest, i cili ka lindur në vitin 2000.

sergino-dest-1920-3

Operacioni për të nuk do të jetë aspak i lehtë, por nëse ai do të përfundojë në “Camp Nou”, do të shndërrohet në një idhull për tifozërinë katalanase. Është një mbrojtës shumë i shpejtë, me teknikë dhe i fortë.

Mjafton të kujtojmë faktin që trajneri i Ajaksit, Ten Hag, e preferoi titullar në këtë sezon përpara Mazrauit. Dest ka luajtur në dy ndeshjet më të rëndësishme të Champions-it, me Çelsin dhe me Valencian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"