Mbrojtësi i Kombëtares U-17 firmos te Kaljari, e kërkonin edhe 8 klube të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2017 | 16:31

Mbrojtësi i Kombëtares U-17 firmos te Kaljari, e kërkonin edhe 8 klube të tjera

Klajdi Pici është talenti shqiptar i radhës që po rritet në akademitë e klubeve italiane dhe për të, ka ardhur së fundmi transferimi te një emër i njohur si Kaljari, pas disa sezoneve të suksesshme në akademinë e Suno Novara.

klajdi pici

Djaloshi 16 vjeçar, i grumbulluar në të kaluarën nga përfaqësuesja U-17, ka lidhur pak ditë më parë një kontratë trevjeçare me klubin e Kaljarit, siç u lejohet futbollistëve nën moshën 18-vjeçare. Por për të kishte një garë të mirëfilltë mes klubeve të ndryshme.

klajdi piciMediat italiane tregojnë se përfaqësuesin e futbollistit e kishin kontaktuar Empoli, Fiorentina, Specia, Entela, Sampdoria, Alesandria, Lugano dhe Genk. Por menaxheri Dorian Shkira ka gjetur një akord me Kaljarin, duke pasur bindjen se në këtë klub, Pici do të gjente shumë shpejt hapësira edhe me ekipin e parë.

Pici është një mbrojtës i cili te skuadra e Novarës është aktivizuar edhe në rolin e mesfushorit të vendosur para mbrojtjes. Aftësitë e tij kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të skautëve të klubeve të njohura, por edhe të përfaqësueses italiane të diletantëve, e cila “skedon” talentet dhe më pas ua kalon Kombëtares italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"