Mbeten vetëm detajet, Xhaka gjen akordin me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 23:30

Mbeten vetëm detajet, Xhaka gjen akordin me skuadrën e re

Ish-kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka, ka rënë dakord për t’u bashkuar me Hertën e Berlinit. Të paktën kështu pretendon menaxheri i tij Hoze Noguera. 

Granit Xhaka

Ai thotë se klubi gjerman, që së fundmi ka marrë si trajner ish-kampionin e botës, Jurgen Klinsmann, ka bërë një ofertë prej 22 milionë eurosh për Xhakën, ndërsa ka rënë dakord me lojtarin për kushtet personale. “Do ta them hapur, kemi një marrëveshje me Hertën dhe do të dëshironim të nisnim një aventurë të re”, tha Noguera për gazetën zvicerane “Blick”.

“Ua kemi thënë këtë drejtuesve të klubit dhe trajnerit Arteta. Tani gjithçka varet nga dy klubet që duhet të bien dakord për shumën e transferimit”. Xhaka ka një kontratë deri në vitin 2023  me Arsenal, por sipas “Blick”, trajneri i ri i ka thënë lojtarit me origjinë shqiptare që do të lejohet të largohet në verë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"