Mban numrin e Zidan, Bellingam tregon historinë e tij me fanellën e francezit: Kush është ky tipi?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 18:05

Mban numrin e Zidan, Bellingam tregon historinë e tij me fanellën e francezit: Kush është ky tipi?

Xhud Bellingam e kishte idenë e qartë sapo mbërriti te Real Madrid se cilit lojtar kërkonte t’i ngjante në historinë e këtij klubi. Ai zgjodhi fanellën me numrin 5, të pazakontë për një lojtar ofensiv, për shkak se atë kishte mbajtur një nga idhujt e tij, Zinedin Zidan.

sdffdsfdsfdsfdsfdsfds

Një zgjedhje që kishte nisur që në vitet e fëmijërisë, siç ka treguar vetë anglezi në një intervistë për “Movistar”.

“Babai im mbante gjithmonë në shtëpi të veshur një fanellë të Real Madrid me të shkruar Zidan në shpinë, gjë që është e bukur në vetvete pasi në një farë mënyrë u mbyll edhe rrethi. Ai ma dhuroi kur erdha këtu në verë, e mbante gjithmonë të veshur dhe unë i thosha gjithmonë: ‘Kush është ky tipi që mban në fanellë?’.

Dhe ai gjithmonë më përgjigjej: ‘Kur të jesh më i madh, do të ta tregojmë në Youtube’. Dhe tani unë mbaj numrin 5 dhe u bë një histori domethënëse, me të vërtetë e bukur për mua”, tregoi anglezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"