Mavraj tha se është katastrofë, trajneri i Hamburgut: Nuk jam i lënduar, ai ndjen se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 14:30

Mavraj tha se është katastrofë, trajneri i Hamburgut: Nuk jam i lënduar, ai ndjen se…

Mërgim Mavraj është prezantuar te skuadra e Arisit të Selanikut, por lojtari i Kombëtares Shqiptare nuk është ndarë në një mënyrë paqësore me ish skuadrën e tij, Hamburgun. Mbrojtësit iu bë e ditur se nuk kishte më vend në skuadrën që do të rindërtohej për të ngjitur skuadrën në Bundesligë.

Mavraj55

Mavraj pas largimit nga Hamburgu bëri edhe një koment disi negativ për ish-trajnerin e tij, Kristian Tic teksa tha: “Si njeri vlen zero, është katastrofë”. Por menjëherë në Gjermani i kërkuan një shpjegim trajnerit i cili u tregua shumë profesionist në deklaratat e tij.

regular-16-9

“Nuk më ka lënduar. E kuptoj që bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili ndjen se i është cenuar nderi, sepse i shpjeguam në detaje që nuk kishim nevojë për shërbimet e tij sportive, për shkak të stilit të lojës që duam të zbatojmë”. – tha Tic.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"